Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto familjare nga Samiti i NATO-s që po zhvillohet në Ankara, ku shfaqet krah presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe liderëve të tjerë ndërkombëtarë.

Në pamje janë edhe figura të tjera të rëndësishme politike, mes tyre Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte dhe presidenti amerikan Donald Trump.

Një moment i veçantë është bërë viral nga videoja e publikuar nga zyra e shtypit e Kryeministrisë, ku duket se atletet e veshura nga Rama kanë tërhequr vëmendjen e Mark Ruttes. Ky i fundit më pas ia ka treguar ato edhe Presidentit Trump.

Samiti i NATO-s në Ankara është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa për mediat është transmetuar drejtpërdrejt vetëm fjala hapëse e presidentit turk Erdoğan.