Pasi arritën të marrin sërish banderolën, studentët e kanë shpalosur atë përsëri në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës.
Me mbishkrimin “Shqipëria nuk është në shitje, ju erdhi fundi”, ata kanë vijuar protestën për disa minuta, pavarësisht tentativave të rojeve private për t’i penguar.
Në të njëjtën kohë, në zonë janë mbajtur edhe fjalime nga studentë dhe eurodeputetët e pranishëm në protestë, duke i dhënë një dimension më të gjerë tubimit.
Situata në universitet vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa protesta vazhdon në disa pika të zonës.
