Një aksident tragjik është regjistruar në autostradën Durrës–Tiranë, ku një autobus i linjës Berat–Tiranë është përmbysur pasi dyshohet se u përplas fillimisht me bordurat anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona, ndërsa 17 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi i autobusit mund të ketë pësuar përgjumje ose një problem shëndetësor, si infarkt, çka mund të ketë shkaktuar humbjen e kontrollit të mjetit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ambulancat dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit të rëndë.