Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të enjteje në lagjen nr. 4 të Korçë, duke alarmuar banorët e zonës.

Sipas të dhënave paraprake, makina ka qenë në lëvizje në momentin kur dyshohet se ka pësuar një defekt teknik, çka ka sjellë edhe shpërthimin e zjarrit. Flakët kanë përfshirë me shpejtësi mjetin, ndërsa drejtuesi ka arritur të dalë në kohë pa pësuar lëndime.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e rrezikut. Gjithashtu, në zonë kanë mbërritur edhe shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një problem teknik në automjet, ndërsa autoritetet po punojnë për përcaktimin e shkakut të saktë të ngjarjes.