Është përshkallëzuar situata në Kuvend, teksa deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën dhe FNSH.

Deputetët kanë akuzuar efektivët se i kanë kërcënuar dhe dhunuar, madje Luan Baçi deklaroi se i kanë vendosur dhe armën në gjoks. Gazeta Shqip ka arritur të sigurojë dhe videon kur ndodh kjo, teksa deputeti i është përgjigjur duke e goditur me kapele.

Demokratëve i janë bashkuar edhe protestuesit para Bashkisë së Tiranës, të cilët nuk janë lejuar të hyjnë në oborrin e Kuvendit. Ata kanë tentuar të çajnë kordonin dhe janë përplasur me policët.

Drejtuesit e Gardes kane larguar efektivet e FNSH nga perimetri i brendshem, nderkohe qe jo ne pak raste demokratet jane perplasur edhe fizikisht duke u hequr mburojat.

Pas përplasjes, demokrati,Luan Baçi u shpreh se efektivi “nxori pistoletën dhe ma vendosi tek gjoksi”, duke theksuar “e pashë armë, e kishte në brez dhe e zbuloi”.