Në fund të konferencës së përbashkët për shtyp, fotografët italianë i bënë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres Giorgia Meloni që të qëndronin pak sekonda në podium për t’u bërë disa foto 2 udhëheqësve.
Por, kreu i qeverisë shqiptare nuk ka ngurruar të “thumbojë” fotografët italianë.
“Po si mund të bëni aq foto dhe ato që bëni janë të shpifura! Nuk e di”,- u tha Rama.



