Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Elbasan, ku u ekzekutua biznesmeni Mondi Mëhalla.
Sipas informacioneve, makina e autorëve të dyshuar të krimit, ka qenë në pronësi të kompanisë së biznesmenit. Ky automjet u gjet i djegur mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Mirakë, aksi rrugor Elbasan-Librazhd, brenda tij ndodhej dhe
43-vjeçari u qëllua sapo kishte dalë nga zyra në karburantin “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij dhe ishte futur në automjetin “Range Rover”. Autorët e kanë qëlluar disa herë me pistoletë, ndërsa dy prej plumbave e prekën në kokë. 43-vjeçari ishte me precedentë në fushën e narkotikëve dhe jetonte në zonën Komuna e Parisit në Tiranë.



