Eraldo Dervishi ka rënë ditën e sotme në prangat e policisë pasi akuzohet se ka shantazhuar një 19-vjeçare.
Mësohet se 29-vjeçari e kërcënonte vajzën me origjinë nga Brazili se do t’i publikonte disa video intime që ai posedonte, nëse kjo e fundit nuk i jepte paratë që ai kërkonte.
Ka qenë e reja nga Brazili e cila e ka denoncuar 29-vjeçarin nga Tirana se e shantazhonte për dhënie pasurie, që të mos i publikonte një video, në rrjetet sociale.
Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se ai i kishte marrë pasaportën 19-vjeçares, të cilën e shantazhonte që t’i jepte shuma të caktuara parash, për mospublikimin e disa videove që ai dispononte.
Ai akuzohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.