Sot pritet të zhvillohet seanca gjyqësore për divorcin mes ish-presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi. Seanca do të mbahet në Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në orën 10:30. Pritet që Ilir Meta të mos paraqitet në gjykatë, pasi ndodhet në burg prej disa muajsh.
Ilir Meta iu drejtua më 20 qershor 2024 gjykatës me një padi për zgjidhjen e martesës mbi 26-vjeçare, nga e cila çifti kishte dhe 3 fëmijë. Kërkesa erdhi menjëherë pasi u mësua se SPAK kishte nisur hetim të thellë pasuror për të cilën në tetor Prokuroria e Posaçme firmosi dhe urdhër ekzekutimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj presidentit të Partisë së Lirisë.
Meta, i cili ka mbajtur postin e presidentit të vendit dhe kryetarit të Parlamentit, ndodhet i arrestuar prej 21 tetorit 2024 dhe bashkë me Monika Kryemadhi po hetohen nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.