Deputetja Monika Kryemadhi, ka folur për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore në GJKKO, e cila i la në fuqi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj saj.

E pyetur nga gazetarët lidhur me vendimin për zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura dhe pa prezencë të gazetarëve, ajo tha se në seancë “duhet të ishin të gjitha kamerat e botës”.

Po mirë mo, a jua dha juve SPAK-u pa e marrë unë, e nxorët nëpër portale. Jo një kamera, por te gjitha kamerat e botës të ishin aty.”– tha ajo.

Ndër të tjera, ajo komentoi edhe shallin që kishte vendosur në brez teksa hyri në seancë,  pasi u përfol se ishte me logon e PS-së.

Nuk është e PS, shallin e kam vënë për kombinim, nuk ka PS një shall kaq cilësor”, tha ajo.

GJKKO rikonfirmoi masën arrest me burg për Ilir Metën dhe masën detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin.

Gjithashtu mësohet se GJKKO rikonfirmoi masën detyrim paraqitje për Ema Çokun, ndërsa ka ndryshuar masën për Pirro Xhixhon, për të cilin është vendosur masa “detyrim paraqitje” nga arrest shtëpie që ishte.