Monika Kryemadhi ka uruar në rrjetet sociale presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në 56-vjetorin e lindjes. Ajo ka shtuar se i uron edhe 100 vjet Ilir Metës dhe shpreson që dhurata më e bukur që ai do të marrë këtë vit të jetë më 11 maj.

“Dhurratat mund të jenë të ndryshme për ditëlindjen, por sot të uroj që dhurata më e bukur këtë vit ta marrësh më 11 maj, ku më shumë se kurrë çdo mik apo ish-mik i yti, dashamirës besoj kanë mundësinë të bëjnë veprimin më të thjeshtë, duke të votuar ty, por që në fakt është mundësi ndryshimi për ta dhe për gjithë Shqipërinë,” ka shkruar Kryemadhi.