Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka bërë një apel publik për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, duke paralajmëruar masa të rrepta ndëshkimore për të gjithë ata drejtues mjetesh që bëhen shkak për bllokimin e trafikut. Sipas ministrit Lamallari, është e papranueshme që për shkak të veprimeve të papërgjegjshme të disa individëve të vuajnë drejtuesit e tjerë të mjeteve.

“Për kapriço të dikujt, nuk ka pse të vuajnë të tjerët që vonohen dhe bllokohen në trafik! Nëse mendoni se jeni të privilegjuar dhe mund të bëni ç’të doni në trafik, përshëndeteni pak dronin sipër jush dhe prisni sa të takoni patrullën më të afërt me gjobën tuaj”,- shkruan Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme.