Motorët elektrikë dhe monopatinat po përfshihen gjithnjë e më shpesh në aksidente në zonën e Lungomares në Vlorë.
Vetëm dy ditë më parë dy adoleshentë janë rrëzuar teksa lëviznin me monopatina në shëtitore, duke pësuar lëndime të lehta.
Ndërkohë, mbrëmjen e sotme një i ri është rrëzuar teksa drejtonte një monopatinë elektrike. Si pasojë e rënies, ai ka marrë lëndime dhe është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
