Autoriteti i konkurrencës ka reaguar sot pas lajmit të një dite më parë në Top Channel se teksa ka gjobitur gjashtë kompani të grumbullimit të fruta perimeve, ka falur monopolin e Klodian Allajbeut, tregun më të madh agro-ushqimor në vend.

Sipas autoritetit të konkurrencës, ndërmarrja EKMA Albania SHPK nuk ishte subjekt i këtij hetimi sepse “nuk ushtron aktivitet grumbullimi të produkteve bujqësore, por operon në tregun e qiradhënies së ambienteve për magazinimin dhe tregtimin e produkteve agro-ushqimore në Tiranë”.

Per të më mbështetur këtë argument Autoriteti kujtoi edhe që gjobën e vendosur 7 vjet më parë ndaj kësaj kompanie e ka vjelë në masën 100%.

Megjithatë, eksperte të shumtë të fushës, por edhe deputeti socialist Erion brace kanë deklaruar publikisht se kompania EKMA Albania SHPK është pjesë e rëndësishme e monopolit tregut të fruta perimeve. Kjo kompani ndikon direkt në rritjen e çmimeve përmes tarifave që u vendos grumbulluesve sa i përket marrjes me qira të ambienteve brenda tregut më të madh agro-ushqimor në vend.

Top Channel