Dy grupe kriminale të shpërndarjes së drogës janë goditur nga policia italiane, një prej të cilëve me anëtarë shqiptare. Sipas mediave italiane mësohet se nga aksioni është kapur drogë, e cila mbërriti nga Shqipëria në portin e Barit dhe që kishte si destinacion sheshet e trafikut të drogës në Crotone, Catanzaro dhe bashkitë e dy provincave kalabreze.
Nga aksioni, në pranga kanë përfunduar 13 persona, të gjithë të ndaluar aktualisht, disa të kombësisë shqiptare dhe të tjerë të komunitetit rom të Catanzaros. Të dyshuarit akuzohen për trafikimin e drogave të paligjshme, zhvatje dhe marrjen e mallrave të vjedhura. Gjatë operacionit, karabinierët sekuestruan edhe mbi 45 kg drogë mes heroinës dhe marihuanës, 18 mijë euro cash dhe 70 kg lëndë të tjera të përdorura për reduktimin e drogës.
Droga, e ardhur nga Shqipëria, futej në Itali nëpërmjet portit të Barit dhe më pas shpërndahej në sheshet e farmacisë në Crotone, Catanzaro dhe bashkitë fqinje. Për çmontimin e grupit, ishin deklaratat e disa bashkëpunëtorëve të drejtësisë ato që i shërbyen hetimeve dhe zbuluan anëtarët e grupit.