Agjencia Moody’s e ka ulur vlerësimin për perspektivën afatgjatë të kredisë për Bashkimin Europian, nga kategoria “stabël”, AAA, në atë “negativ”, duke thënë se kjo lëvizje reflekton perspektivën negative të kontribuuesve kryesorë të buxhetit në Bashkimin Europian.
Më herët këtë vit, agjencia bëri parashikime negative për Britanisë, Francën, Gjermaninë dhe Holandën, duke thënë se të gjitha këto vende ishin të prekura nga kriza e borxheve e rajonit.
Megjithatë, Moody’s nuk e ka ndryshuar vlerësimin 3A të Bashkimit Europian, por ka paralajmëruar se kjo mund të ndodhë në të ardhmen.
Agjencia shtoi se nëse vendet e kuotuara në këtë nivel shpallin falimentimin për borxhet e tyre, për rrjedhojë do të falimentojnë edhe me huatë që jepen për të reduktuar borxhin e BE-së, duke reduktuar edhe rezervat e unionit.
4 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)