Deputetja e re Ana Dajko, e vetmja përfaqësuese e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Kuvend, u shfaq sot për herë të parë para mediave, mes emocioneve të forta.

60-vjeçarja, e vendosur në qendër të vëmendjes pas përplasjes publike mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, pati edhe një moment lapsusi gjatë deklaratës së saj. Teksa foli për rezultatin e zgjedhjeve, ajo tha: “64 mijë mandate…”, por u korrigjua menjëherë nga gazetarët se bëhej fjalë për vota.

Megjithë situatën e sikletshme, Dajko vijoi të ruante qetësinë, duke theksuar vendosmërinë për të nisur punën në Kuvend si përfaqësuese e koalicionit që siguroi një mandat.

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)