Ka marrë fund arratia e 28-vjeçarit, i cili së bashku me dy persona të tjerë, morën peng një 32-vjeçar në Tiranë, ku e dhunuan dhe kërcënuan për para.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaluan shtetasin J. N., 28 vjeç, i shpallur në kërkim dje, në kuadër të operacionit policor të koduar “Hijet””, thuhet në njoftimin e policisë.

Hysen Neza, 33 vjeç dhe Kevin Neza, 25 vjeç, bashkë me të afërmin e tyre 28 vjeçar, morën peng në kryeqytet një 32 vjeçar duke e detyruar ti japë një shumë parash.

Ngjarja ndodhi në muajin mars ku të 3 e morën me forcë 32-vjeçarin dhe e mbajtën për disa orë në një ambient privat në xhafzotaj, ku e kishin kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Pas kallëzimit të të dëmtuarit, policia arrestoi 2 prej autorëve dhe shpalli në kërkim të tretin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan  5 automjete, 5 celularë, një shumë parash dhe sende të kundërligjshme. Ndërkohë policia po thellon hetimet për të sqaruar gjithë rrethanat e ngjarjes.