Konsulenti amerikan Chris LaCivita ka marrë një shumë prej mbi 1.4 milion eurosh për të menaxhuar fushatën e Partisë Demokratike gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Lajmi u bë i ditur nga ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një konference për mediat, ku ai theksoi se shifra e deklaruar ishte 15 herë më e ulët se ajo që u përmend nga kryeministri Edi Rama, i cili kishte bërë akuzat për pagesa të mëdha të papërgjakshme gjatë fushatës.
Edhe pse Partia Demokratike pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet e 11 majit, Berisha e falënderon ekipin e Chris LaCivita për punën që ata bënë. Ai theksoi se, ndonëse rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që pritej, kontributi i konsulentëve të huaj, përfshirë LaCivita, është vlerësuar nga PD për përpjekjet e tyre në përgatitjen dhe realizimin e fushatës.
“Së pari ju dhe cdo shqiptar mësuat dje se shifra e paguar ishte 14 herë më e vogël nga ajo që shpalli Rama. Në rast se shkoni në mars të këtij viti, do të gjeni shifra 22 milionë e me radhë. E patë se kjo shifër ishte jo 10, por 15 herë më e ulët. Tullumbacja e skandalit të tyre, u cfry dhe atyre u ngeli mashtrimi në dorë. Ekipi i LaCivita padiskutim, ekpi më serioz në botë. Me ekspericën më të jashtëzakonshme, por dhe bëri më të mirën e mundshme. Dha një dihmë jashtëzakonisht të cmuar. Organizuan një fushatë të paparë më përpara. Por ekipi i tyre, nuk ihste përgjegjës për disktaurën e vendosur në Shqipëri nga Rama”, tha Berisha.
