Nga amnistia penale ka përfituar ditën e sotme, duke u liruar nga burgu, edhe Florian Pervathi, autori i vrasjes së Lek Lekgjonaj për gjakmarrje.
21-vjeçari ishte dënuar me 8 vite burg pasi vrau Lek Lekgjonajn më 24 janar 2022 kur ishte vetëm 17 vjeç. I riu nga Lezha “mori gjakun” e babit të tij, Gjonit i cili u vra në vitin 2009 nga Ndue Lekgjonaj, vëllai i Lekës. Tragjedia do të thellohej dhe më shumë pasi atë ditë, nëna e Florit piu fotoksinë duke i dhënë fund jetës.
Djaloshi mbeti jetim që në moshën 4-vjeçare dhe u rrit me idenë për të çuar nderin në vend dhe për t’i marrë gjakun babait. Kur ishte vetëm 17 vjeç, ai ekzekutoi me armë zjarri bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj, mesditën e 24 janarit 2022 në fshatin Manati të Lezhës, sapo viktima kishte hyre me makinë në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij. Menjëherë pas krimit u vetëdorëzua në polici duke treguar dhe motivet e ngjarjes
