Deputeti i “Partia Mundësia” ka folur për mediat pasi incidentit ku u përfshi në Kuvend. Ai u pa duke marrë kopjen e vetme të  përgatitur për deputetët të marrëveshjes për huanë prej 302 mln dollarë nga SHBA, e duke u larguar me vrap. Në një deklaratë për mediat, shehaj tha se ishte e drejta e tij që ta merrte dokumentin, pasi kryetari tha se nuk mund ta merrte.

“Kryetari tha se mund ta gjenim dokumentin tek zyra pranë sallës. Unë hyra, firmosa dhe e mora. Kryetari nuk tha që ne nuk mund ta merrnim. Tani marrëveshjen nuk e kam unë, e dorëzova para se të dilja. Mua më takonte ta merrja, ai ishte një dokument i printuar, pa firmë e pa vulë. Për pretendimin se u ushtrua dhunë, është e pavërtetë. Aty është filmuar ngjarja, unë mora dokumentin dhe u ula në vendin tim. Ne jemi kategorikisht në favor të marrëveshjes, por forma që po ndiqet, dhuna që po ushtrohet ndaj Kuvendit dhe Kushtetutës është e paligjshme. Nuk mudn ta votojmë në këtë mënyrë, e përcakton Kushtetuta.”– tha Shehaj.