Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar pasi siguroi fitoren e mandatit të katërt qeverisës, duke marrë 83 ulëse në Parlamentin e ri të Shqipërisë.

Kreu i qeverisë ka njoftuar mëngjesin e kësaj të mërkure se do të mbajë fjalimin e fitores mbrëmjen e sotme (14 maj) në Sheshin Skënderbej në orën 19:00.

Rama iu drejtua shqiptarëve duke u thënë “ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm”.

View this post on Instagram

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

“MIRËMËNGJES 🇦🇱 dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë🖐️”, shkroi kryeministri Rama.