Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorët e Tepelenës, në vazhdën e ‘Foltores”.
Berisha ka bërë thirrje për bashkim mes demokratëve, në mënyrë që, sipas tij, t’i bëhet ballë ‘rrëgjimit’ që bazon veprimtarinë e tij mbi krimin.
“Sot PD siç ka nevojë zogu për ajrin ka nevojë për bashkimin e saj. Ka nevoje që çdo anëtar, mbështetës, të lërë mënjanë çdo zemërthyerje, të bashkojë, të mprehim dhe të mobilizojmë energjitë tona për një betejë të rëndësishme që na pret përpara, betejë e regjimin më të rrezikshëm që bazon veprimtarinë e tij mbi vjedhjen e krimin, që kriza po e nxjerr çdo ditë se çfarë fatkeqësie përfaqëson për shqiptarët.”– tha Berisha.