Ervin Salianji, i pranishëm në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, u shpreh për mediat pak para nisjes së takimit se është pro protestave, madje duke hapur mundësinë edhe për revolta.
“Është momenti që të fokusohemi tek protesta, tek revolta, përballja me qeverinë, dhe të dëgjojmë çdo shqetësim qytetar. Nëse nuk jemi të aftë t’i përkthejmë në energji shqetësimet e demokratëve, do ta kemi të vështirë të organizojmë protesta. Rruga e duhur janë revoltat, jo foltoret para Kryeministrisë. Shpresoj që kjo të jetë vendimmarrja e kryesisë i kam thënë në çdo mbledhje e do i them sërish. Kam qenë në çdo protestë dhe i jam nënshtruar vendimmarrjes së partisë”, – tha Salianji.
