Muçi Shaljani (Sheqeri), 40 vjeç, i plagosur në atentatin ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.
40-vjeçari 3 muajt e fundit ishte punonjës Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.
Kujtojmë se Shaljani drejtonte automjetin, ndërsa Gilmando Dani ishte pasagjer, kur drejt tyre u hap zjarr me breshëri kallashnikovi te rrethrrotullimi i Rinasit.
Ndërkohë kontrolle për kapjen e autorëve po zhvillohen në Tiranë, Krujë, Fushë Krujë dhe në malësinë e Krujës.
