Vijojnë radhët kilometrike në pikën kufitare të Morinit, në hyrje të Kosovës, ku qindra udhëtarë po përballen me pritje të gjata, që në disa raste shkojnë deri në një orë.
Temperaturat e larta e bëjnë edhe më të vështirë qëndrimin në radhë, ndërsa qytetarët shprehen të revoltuar për situatën e krijuar. Në shenjë proteste për pritjet e gjata në kufi, drejtuesit e automjeteve i bien borive, duke shprehur pakënaqësinë e tyre për menaxhimin e fluksit Udhëtarët ia atribuojnë situatën menaxhimit të dobët nga pala kosovare, ndërsa qëndrimi i gjatë në diell, në këto temperatura të larta, po e bën pritjen edhe më të vështirë.
Fluksi i lartë lidhet me ardhjen e diasporës, por edhe me kthimin e pushuesve nga plazhet e Shqipërisë drejt Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit. Pritet që fluksi në këtë pikë kufitare të vijojë edhe në orët në vazhdim.
