Një qytetare pjesëmarrëse në protestën që po zhvillohet sot para kryeministrisë ka sfiduar publikisht kryeministrin Edi Rama. Gjatë fjalës së saj, e reja i drejtua Ramës duke e sfiduar që të mos mbante mitingje nëpër Shqipëri por që të dilte në shesh përballë protestuesve.
“Kam 18 vite që dëgjoj se Shqipëria nuk bëhet, por do të bëhet, sepse për të do të luftojmë ne, brezi i ri. Nuk do të ikim, por do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë bota.Mos bëj mitingje nëpër Shqipëri, por eja në shesh nëse je burrë. Mami dhe babi im janë detyruar të më lënë të rritem tek gjyshërit që të punojnë, sot jam në protestë për ta dhe gjyshërit e mi, për bashkëmoshatarët e mi. Bashkë do t’ia dalim. Rama në burg, Berisha në burg”, ka përfunduar ajo.
