Vijon për të 11-n ditë protetsa e qytetarëve para kryeministrisë me pjesëmarrje masive. Aktivisti Arben Kola ka nisur të mbajë fjalën hapëse, sduke theksuar se kjo është protestë shqiptare, por populli ynë nuk është kundër Amerikës. Më tej ai bëri thirrje edhe për përmbajtje dhe mos rënie pre ndaj provokimeve.

“Kanë ardhur persona të ndryshëm që duan të prishin protestën. Ju lutem mos bini pre e provokimeve, përndryshe do të kërkojmë ndihmën e Policisë së Shtetit, të arrestohen menjëherë. Ejani të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës veç partive të sistemit të vjetër dhe përveç atyre forcave që duken si të reja, por nuk janë aq të reja sa duket. Të gjithë të tjerët të bashkohemi në një tryezë dhe ta rrëzojmë këtë sistem të kalbur. Ju lutem të mos e zvogëlojmë këtë protestë, ta shtojmë”, u tha në tubim.