Ish-kryetarja e LSI dhe ish-deputetja Monika Kryemadhi ka shkuar sot në Gjykatën e Posaçme, ku mbahet procesi që ka nisur ndaj saj dhe ish-bashkëshortit Ilir Meta, për çështjen e lobimit të ish-LSI në SHBA.

Teksa hynte në derën e godinës së SPAK-GJKKO, Kryemadhi u përshëndet edhe me një grup gazetarësh dhe aktorësh që qëndronin para institucionit, duke shkëmbyer edhe batuta. Mes tyre edhe aktori Julian Deda, që shkëmbeu një bisedë me humor me Kryemadhin, para se ajo të hynte brenda.

Dialogu i Kryemadhit me Julian Dedën:

Monika Kryemadhi: Ku e ke napolonin, tak-tak-tak…

Jul Deda: Ty po të prisja… Monika…

Monika Kryemadhi: Po ti ç’ne?

Jul Deda: Më thirrën dhe mua, por se di pse… Për Ilirin…(qeshin.)

Monika Kryemadhi: Dëgjo, vetëm shumë mos e kruaj se…

Jul Deda: Jo nuk thash gjë.. hiç, hiç.

Monika Kryemadhi: Unë do bëj ndërtim pa leje këtu në SPAK, do marrë zyrë!