Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama e ironizoi në rrjetet sociale.
Rama postoi reagimin e mëhershëm të Bashës për një lajm të rremë se ai kishte vdekur, duke i thënë “gli gjumë”. Basha shprehet se për Ramën kush nuk vjedh fle gjumë.
“E di, për ty, kush nuk vjedh, fle gjumë. Nuk kam nga ato halle, që ty ta kanë vrarë gjumin, me shokë e shoqe, që t’i zunë me mollë e dardhë, ‘pas shpine’, me çyrbet e kapura duke blerë vota krimi për ty, apo ‘mikun’ tënd McGonigal, që sot është në burg, i paguar, për të sajuar poshtërsi ndaj meje”- shkruan Basha.




