Dita e sotme shënon protestën e 56-të në Bulevard. Protestuesit janë mbledhur edhe këtë mbrëmje poshtë zyrës së Edi Ramës, me thirrjet për dorëheqje dhe qeveri teknike. Ata kanë njoftuar se ditën e hënë, kur pritet të mblidhet Kuvendi në seancën e fundit për këtë sesion, do të jenë sërish para institucionit duke protestuar. Teksa kanë mbajtur fjalime në podiumin e improvizuar, duke se protestuesit nuk bien në një mendje sa i takon ‘teknikës’ që kanë ndjekur në protestën të Kuvendi, ku gjuajnë me vezë deputetët.

“Nuk ka ndonjë problem në vetvete me gjuajtjen me vezë apo se po më dhimbsen makinat e deputetëve, por problem është që kur ne gjuajmë me vezë, dy tre individë gjuajnë me gurë dhe kjo dëmton imazhin e protestës që kemi ndërtuar në këto 56 ditë, për këtë arsye do ju ftoja që asnjë prej nesh mos të gjuajë me vezë dhe të ruajmë një habitat të qetë”, u shpreh një prej protestuesve.

“Kush të dojë të gjuajë me vezë, kush të dojë të mos gjuajë. Unë sot shkova bleva për t’i futur atje te vendi që t’i bëjmë gati për datën 27 në mëngjes, por kishin skaduar për më 16 korrik… kështuqë mendoj do jenë më të mira kur t’i gjuajmë, do i lëmë dhe pak në diell që të bëhen sulfur dhe veprimin e bëjnë të saktë”, u shpreh një tjetër protestues.