Aktivistja Zhaklin Lekatari është përfshirë në një debat të ashpër ditën e sotme me avokatin Erion Begaj, në “Shqipëria Live”, teksa po diskutohej për ndalimin e një anijeje aktivistësh nga Izraeli.
Pjesë nga debati:
Erion Begaj: Është e pamundur të dëgjojmë filohamas e filolikud që mbrojnë dy flamuj pa lidhje. Të flasësh vetëm për Izraelin që është problem dhe të lësh Hamasin, është çmenduri. Unë kërkoj nga mbrojtësit e feminizmit në Shqipëri të paktën të thonë dy fjalë për atë që ka ndodhur. Për përdhunimet, 1200 izraelitë të vrarë…
Lekatari: Ju nuk më ndiqni mua se po të më ndiqnit, do e dinit aktivizmin tim në rrjet sociale dhe në deklaratat e mija, nuk do vinit këtu të merreshit me mua personalisht.
Erion Begaj: Po ne nuk do rrimë të merrem me postimet në rrjetet sociale… Nuk po merret njeri me ty.
Lekatari: Ti heq vëmendjen nga tema kryesore dhe më akuzon mua që nuk jam mjaftueshëm feministe sepse nuk paskam folur për gratë në Mali, për gratë në Afganistan.
Erion Begaj: Jo moj zonjë unë nuk po të them atë…
Lekatari: Këtë gjë po thoni. Kur flet për mua, se unë nuk të njoh fare, duhet të më ndjekësh para se të më kritikosh. Ti më kritikove pa më njohur, më ofendove. Kur nuk e njeh punën time dhe aktivitetin e vazhdueshëm që bëj, nuk ta lejoj kritikën.
Erion Begaj: nuk të fola më për këtë gjë…
Lekatari: Jo ti më ofendove dhe më kritikove pa më njohur. U more personalisht me mua ndërkohë që unë nuk u mora me ty. Rrite pak nivelin e bisedës dhe të debatit. Tema është si njerëzit u rrëmbyen dhe u ndaluan në ujëra ndërkombëtare.
Erion Begaj: Jo nuk është e vërtetë. Izraeli është në luftë dhe kërkon që personat që hyjnë në ujërat territorale të tij të marrin leje…
Lekatari: Nuk kanë hyrë në territorin e Izraelit.
Erion Begaj: Ajo flotilje ishte nisur drejt Izraelit.
