Eksperti i IT-së, Gent Progni, ka mbajtur një fjalim gjatë protestës së qytetarëve në podiumin para Kryeministrisë, ku ka paralajmëruar një tjetër tubim përpara Parlamentit.

Gjatë fjalës së tij, Progni u shpreh se protestuesit nuk do të përdorin dhunë, por forma simbolike reagimi, duke deklaruar se në protestën e nesërme do të përdoren vezë dhe jo grushte.

Ai ironizoi gjithashtu deputetin Erion Braçe, teksa iu drejtua protestuesve me tone humoristike që të kenë kujdes gjatë marshimit.

“Mos harroni nesër te Parlamenti. Ne nuk gjuajmë me grushte, por me vezë. Kujdes tani mos shkelni Erion Braçen rrugës”, deklaroi Progni para protestuesve.

Deklarata e tij u prit me reagime dhe brohoritje nga pjesëmarrësit në tubim.