Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e 24-vjeçarit Ariel Rraja, nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja.
Ai ra në pranga gjatë operacionit antidrogë që Policia e Tiranës ka zhvilluar në fshatin Luz të Fushë Krujës mbrëmjen e se mërkurës. Policia ka pasur informacione për dy persona që po transportonin lëndë narkotike dhe ka shkuar për të bërë arrestimin e tyre.
Në fillim u ndaluan Kujtim Ukaj dhe Abdurrahman Rizvani, të cilët po transportonin me 60 kg kanabis. Por operacioni i policisë ka hasur kundërshtimin e Flamur Rrahjas dhe Ermal Tufës, pasi kanë pretenduar që policia të mos ndërhyjë në ‘zonën e tyre’.
Efektivët e policisë kanë pikasur aty dhe Ariel Rrajan dhe kanë bërë arrestimin e tij, duke hasur sërish me kundërshtimin e Flamur Rrajas, i cili tashmë është proceduar në gjendje të lirë për kundërshtim të punonjësve të policisë së bashku me Ermal Tufën.