Ndërsa ka marrë fjalën e tij, deputeti i PD në një fjalim të shkrutër, përveç se ngriti problematikat e tij, nuk la pa thumbuar as maxhorancën.
Pasi rreshtoi çështjet e tij, Korreshi u “interesua” edhe për kryeministrin Edi Rama. Saimir Korreshi zbuloi se ku ndodhet kryeministri. Sipas tij ai po ikën për jug.
Pjesë nga fjala e deputetit të PD, Saimir Korreshi:
Këtu gruri ka mbet pa shit, karkalecët po na nxjerrin sytë, hashashi po bën të vetën. Studentët i keni lënë në diell.
Një pyetje kisha për procedurë: Se mos ka ik pa brekë plazhi ai atje, dhe mos tremb turistët?