Deputeti Lulzim Basha ka nisur ditën e sotme duke i dedikuar një video kryeministrit Rama.
Kohët e fundit ata kanë thumbuar vazhdimisht njëri-tjetrin me video të ndryshe në rrjete sociale. Ditën e djeshme Basha ishte ai që përshëndeti kryeministrin me një këngë të reperit Unikkatil “ku të mbetën shokët”, ditën e sotme ai sërish i ka dedikuar një tjetër video në rrjetin instagram.
“Mos kaj Rame, me këmishë e, me çfarë këmishe? Këmishë nate apo këmishë burgu? Ku i ke shokët Rame? Çfarë këmishe ka veshur lali Eri? Po Ilir Beqaj? Hajde Rame këmishë vija-vija shokëve, 7 herë 7 bëjnë 313!” thotë Basha në video.
