Shteti i pavarur i Maqedonisë së Veriut në këtë 34 vjetor pavarësie nuk ka asnjë rrezik të cënohet nga barazia me shqiptarët.

Ky është mesazhi i kryetarit të BDI, Ali Ahmeti i cili e ka vënë theksin tek marrëveshja e Ohrit, si piken kthese të përfaqësimit të shqiptarëve.

Këto politika të gabuara morën fund më 2001, kur shqiptarë e maqedonas u zotuam bashkë që ta ndërtojmë Maqedoninë e re, të barabartë dhe EuroAtlantike, nëpërmjet zbatimit të Marrëveshjes paqësore të Ohrit, të garantuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian”, është shprehur Ali Ahmeti.

Sipas Ahmetit, situata e përfaqësimit politik të shqiptarëve sot është dëshmi e rikthimit jo vetëm të një narrative agresive ne institucionet me te larta drejtuese ne vend, por edhe te veprimeve të përditshme që cënojnë bashkëjetesën, Marrëveshjen e Ohrit dhe ne thelb marrëdhëniet ndëretnike,

“Të nderuar maqedonas, asnjë rrezik, asnjë maqedonasi, e aq më pak shtetit, nuk i kanoset nga barazia me shqiptarët. Po e ritheksoj, shqiptarët duan shtet unitar, të barabartë, të integruar në NATO dhe në Bashkimin Europian. Çdo gjë tjetër që dëgjoni në vazhdimësi nga elita politike maqedonase është mashtrim”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ftoj liderët politik maqedonas që të heqin dorë nga politika e instalimit të mendimit të gabuar tek maqedonasit për shqiptarët dhe të dëshmojnë vullnet të mirë.

Nga krahu tjetër, kryeministri Hrisian Mickoski në fjalën e tij për 34 vjetorin e pavarësisë, theksoi se kërcënimi më i madh për shoqërinë maqedonase nuk janë vetëm sfidat ekonomike dhe politike, por rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i të rinjve.

Me 8 shtator te vitit 1991, Republika e Maqedonisë së Veriut u shkëput si e pavarur nga ish deferata jugosllave përmes një referendum popullor, i cili e shpalli atë shtet të pavarur dhe Sovran. Në politiken e Jashtme, Shkupi po punon për integrimin e vendit në BE, ndërsa problemet ndëretinike vijojnë të jenë kryefjale e këtij shteti.