Policia ka publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të Arlind Demushit, 38 vjeç, i dyshuar si autor i vrasjes së ndodhur pak ditë më parë në zonën e Babrrusë, në Tiranë.
Demushi u kap në qytetin e Durrësit, ndërsa gjatë kontrollit fizik, efektivët i sekuestruan një çantë në të cilën ndodheshin veshjet që dyshohet se ai kishte përdorur gjatë kryerjes së krimit.
Sipas hetimeve paraprake, krimi dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ku 38-vjeçari ka goditur me mjet prerës viktimën 40-vjeçare, duke i shkaktuar atij vdekjen.
Ndaj Demushit janë referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.