Kristian Shkreli, kryebashkiaku i zgjedhur në krye të bashkisë së Vaut të Dejës, ka reaguar pas lajmeve se SPAK i ka sekuestruar celularin në kuadër të hetimeve për korrupsion dhe krime zgjedhore.

Ndërkohë që inspektoi punimet për ndërtimin e kanalit vaditës në fshatrat Shelqet, Pistull dhe Paçram, Shkreli u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo institucion hetimor dhe theksoi se ndodhet në terren, aty ku qytetarët i kanë dhënë votëbesimin për të shërbyer.

“Jam i gatshëm të bashkëpunojë me çdo institucion hetimor dhe theksoi se ndodhet në terren, aty ku qytetarët i kanë dhënë votëbesimin për të shërbyer. Institucionet duhet të bëjnë punën e tyre ndaj kujtdo që shkel ligjin”, u shpreh ndër të tjera Shkreli.

Ky i fundit u përfol në media gjatë fushatës elektorale ku në një nga takimet në Shkodër, kryeministri Edi Rama i “tërhoqi veshin” lidhur me angazhimin e këtij të fundit në fushtë.

Më 4 maj Rama iu drejtua Shkrelit me fjalët: “Kristian mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta!”