Dhjetëra qytetarë dolën sot në Sheshin “Skënderbej” për të shprehur kundërshtimin ndaj ligjit për barazinë gjinore, duke përdorur moton “Mos ma prek familjen”. Ata i kërkuan Presidentit Bajram Begaj që të mos e dekretojë ligjin, të cilin e konsiderojnë kërcënim për strukturën e familjes tradicionale shqiptare.
Protestuesit kritikuan veçanërisht disa nene të ligjit, përfshirë përdorimin e gjuhës gjithëpërfshirëse gjinore dhe parashikimet për edukimin mbi barazinë gjinore në shkolla. Gjatë tubimit, qytetarët firmosën një peticion që do t’i dorëzohet Presidencës dhe kërkuan organizimin e një referendumi për të vendosur populli mbi këtë çështje.
Tubimi pati edhe momente simbolike, ku nuk munguan flamujt kombëtarë dhe himni i vendit.



