Një turist është shoqëruar nga policia gjatë protestës në Tiranë, në një moment të shoqëruar me tensione dhe përplasje verbale.
Sipas pamjeve nga vendngjarja, rreth 10 efektivë janë përfshirë në ndërhyrjen ndaj të riut. Një vajzë që ndodhej me të ka pretenduar se ai ishte turist, nuk kishte marrë pjesë në protestë dhe nuk dinte gjuhën shqipe.
Pavarësisht pretendimeve të saj, i riu është futur në automjetin e policisë për t’u shoqëruar.
“Mos më prek! Pse nuk lejoni mediat të filmojnë shoqërimin e një turisti?”, dëgjohet të thotë gazetari gjatë përplasjes verbale me policinë.
Deri më tani, nuk ka informacion të mëtejshëm mbi arsyet e shoqërimit të turistit apo rrethanat e plota të ndërhyrjes.
