Një përplasje fizike ka ndodhur pak më parë në dyert e Kuvendit të Shqipërisë, pasi disa deputetë të Partisë Demokratike nuk janë lejuar të hynë brenda.
Pasi zoti Berisha është lejuar të futet në sallë, bashkë me Tritan Shehun dhe kolegë të tjerë, Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Luan Baçi, Oerd Bylykbashi, Tomorr Alizoti, nuk janë lejuar që të hyjnë në sallë, pasi ata janë përjashtuar për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.
Debati:
-Hape Derën
-Nuk na mbani do mezor
-Hapni rrugë, mos më prek o zemra!
Vokshi: Çfarë është kjo që bëni? Nuk ju vjen turp juve!