Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) po zhvillohet seanca për rastin e atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj në mbikalimin e Shkozetit, ku u plagos Aleksandër Laho i njohur si “Rrumi” dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.
Dy të akuzuarit, Julian Meçaj dhe Plarent Dervishaj, kanë deklaruar se po u shkelet e drejta për një proces të rregullt ligjor.
Plarent Dervishaj tha: “Ju kërkoni të na dënoni apo të zbardhni ngjarjen. Po dënohet vetëm një pale, ndërsa pala tjetër është e lirë. Këtu nuk është përcaktuar ende kush ka qenë shënjestër. Për ngjarjen time të qershorit, e quaj fat që kemi qenë në atë makinë dhe kemi shpëtuar, sepse kam pasur edhe makinën e djalit. Mua më ndihmoi Zoti, ndërsa Andi Malokun nuk e ndihmoi. Nuk po kërkoj mëshirë nga ju, por të na gjykoni për atë që kemi bërë vetë, jo për të tjerët.”
Ndërkohë, Julian Meçaj pretendon se dëshmitarët nuk kanë njohje me të: “Kanë ardhur të gjithë këta dëshmitarë, por asnjëri nuk më njeh dhe as unë nuk i njoh. Nuk po di si të mbroj veten time. Nuk ka logjikë, këtu shkelet parimi i procesit të drejtë ligjor. Nuk e kuptoj për çfarë vijnë,” deklaroi ai.