Kryeministri Edi Rama ka kundërshtuar një qytetar që pretendoi se në Shqipëri kishte marrë një rrogë prej 25 mijë lekësh të rinj.

“Në Shqipëri, punoja në një karburant dhe merrja 250 mijë lekë (të vjetra) rrogë, ndërsa në Greqi punoj si çoban dhe marr 1000 euro”, shkroi qytetari në një koment në faqen zyrtare të Ramës në “Facebook”.

Në përgjigje të këtij komenti, kryeministri deklaroi se paga kaq të ulëta nuk ekzistojnë më në vend. Ai gjithashtu theksoi se taksat në Shqipëri janë disa herë më të ulëta krahasuar me vendet e tjera.

Në Greqi fitoj 1000 euro si çoban, në Shqipëri merrja 250 mijë lekë”, Rama kundërshton qytetarin: S’ka më paga të tilla. Ka kohë që nuk ka më rroga 250 euro në Shqipëri. Së dyti, rroga është ajo që duket, por pas asaj, por pas asaj ka dhe taksa. Dhe që ta dini, 57% e rrogave në Shqipëri, nuk kanë asnjë taksë, ndërsa 36% e tyre kanë nga 4-10% taksë. Vetëm 10%, ata që kanë rrogën mbi 1300 euro, e kanë taksën mbi 10%.

E dyta në turizëm dhe ndërtim në Shqipëri, merr sa në Greqi dhe paguan më pak taksë. Ndërsa, kur punon jashtë qytetit tënd, edhe fjetjen e ke të paguar. Nga kjo shpjegohet edhe kthimi kthimi i atyre që kanë filluar të vijnë dhe të punojnë në turizëm, për shembull, apo të atyre që investojnë në agroturizëm me kursimet e tyre jashtë”, u shpreh kryeministri.