Kryeministri Edi Rama u ka drejtuar kritika kryetarëve të bashkive lidhur me zbatimin e paketës së maleve, duke theksuar se faza e parë e saj ende nuk është përmbyllur. Rama kërkoi më shumë angazhim dhe përgjegjësi nga pushteti vendor, duke nënvizuar se vonesat po pengojnë realizimin e objektivave të kësaj pakete.

Pushteti vendor vetëm shfrytëzon taksat e shqiptarëve për të funksionuar… S’mund të prisni vetëm nga qeveria.

Si ka mundësi që s’ka mbaruar faza e parë e paketës së maleve, çfarë është kjo shkencë për të përcaktuar harta për zhvillim? Çfarë shkence bëni? Nuk e kuptoj!”, u shpreh ai.

Ndërkohë, për ata që do duan të rikandidojnë për bashkitë, vendosi një ‘kusht’.

I kam kërkuar drejtores së agjencisë kombëtare të planifikimit, që të jetë në dispozicion të secilës bashki për asistencë teknike. I kam kërkuar ministrit Demo që të vendosë target për çdo bashki. Ambicie jonë është që të kemi 1 mijë investime. Nuk do të ketë asnjë rikandidim nëse nuk do jetë arritur targeti i këtij projekti”, tha Rama.