Kryetari i Grupit Parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Mandatëve. Gjatë fjalës në Kuvend, Bardhi i ka kërkuar maxhorancës që të mos provokojë Opozitën. Më tej Bardhi deklaroi se ose Kuvendi do ta luftojë korrupsionin ose do të shndërrohet në bunker të korrupsionit.

‘Kuvendi i Shqipërisë në agjendën e tij duhet të ketë vetëm një pikë që keni 2 muaj qe e mbani zvarrë, duke e kthyer këtë institucion në shkelet të ligjit. E shtytë mbledhjen pasi të fliste Kushtetuesja.

Na thatë që do presim vendimin e Kushtetueses,. Për 2 muaj i mbushët kokën shqiptarëve se një zv.kryeministre nuk mund të pezullohet nga prokuroria.

Ky Kuvend ka dështuar për 2 muaj që të përmbushë misionin për këtë çështje. Jeni i vetmi vend në botë që miratoni një ligj për të mbrojtur veten.

Duhet t’i hapni rrugë SPAK-ut dhe çdo i akuzuar të jetë i barabartë para ligjit. Ishit ju që drejtësia e re do të duhet të bëjë punën e saj.

Ditën që ju trokiti në derë, në paradhomën e Ramës, pastaj në oborrin e shtëpisë së tij me çështjen e AKSHIT, keni marrë sulm të paprecedentë, me veprime aktive për të penguar prokurorinë.

Ose ky Kuvend do ta luftojë korrupsion, ose do ta shndërroni atë në bunker të korrupsionit. Mos provokoni opozitën, lejoni që Kuvendi të shqyrtojë në kohë misionin e vetë, për t’i hapu rrugë hetimit për akuzat që përfshijnë ¼ të buxhetit të shtetit’, tha Bardhi.