këtë banesë të braktisur, 28 vite më parë gratë e familjes Toska përjetuan një tmerr të paimagjinueshëm. Pas varrimit të vëllait, Gazmendit, i etur për hakmarrje, rreth orës 14:00 të 15 prillit, “Mandela”, së bashku me vëllanë e tij Astrit Peqini dhe “Murrashin”, shkojnë në banesën e Arjan Toskës. Të tre hapin zjarr për disa minuta, duke terrorizuar gratë dhe fëmijët që ndodheshin brenda saj.

“Ne 97 nuk e kishte problem askush të kryente një vepër penale për shkak të mungesë së autoritet të shtetit. Por personat që ishin të dënuar në vitet 90 dhe u liruan në 97 karkaterizoheshin nga një ashpërsi e jashtëzakonshme’ u shpreh Kreshnik Myftari.

“Fundi i këtyre ka qenë per te gjithë fund i hidhur nuk ka qenë se ka gëzuar njeri nga ai aktivitet i paligjshëm që kane kryer në atë periudhë. Përfundimin e kanë pasur kryesisht në burgje, varreza’ u shpreh avokati, Alban Qafa.

Pas breshërisë që derdhën drejt godinës, banda nuk u ndal. Ata u futën në banesë. Përpara u del bashkëshortja e Arjanit, Lirie Toska, e cila ju lut me fjalët: “Mos shtini, jemi të gjithë gra e fëmijë”. Eduart dhe Astrit Peqini, hapën zjarr, duke e plagosur atë në bark dhe këmbë. Nga ana tjetër, “Murrashi”, qëllon në drejtim të kunatës së Arjanit, Nexhmie Toskës, duke e plagosur në të dyja këmbët.

Pas këtij momenti, nëna e Arjanit, Shega Toska merr fëmijët e vegjël dhe ngjitet në katin e tretë të pallatit duke kërkuar ndihmë. Në këtë moment “Mandela”, “Pelo” dhe “Murrashi” i vunë flakën banesës, duke shkrumbuar çdo gjë brenda saj.

Kjo është banesa e Arjan Toskës, e braktisur prej 28 vitesh, ku edhe sot shihet një atmosferë e ngarkuar me trishtim nga pasojat e një kohe të kaluar. Pas këtij momenti, Eduart Peqini, përveç 4 vëllezërve të tij mblodhi pas vetes dhe shumë njerëz të afërt me të.

‘Ky grupim u quajt “Banda e Mandelës”, kurse pjestaret e grupit quheshin “Mandelat” Nga ana tjeter Arjan Toska, pasi u vendos në Cërrik u grupua dhe u organizua me persona të tjerë, duke formuar të ashtuquajturën “Banda e Cërrikut”.