Qyteti i Vlorës është prekur nga moti i përkeqësuar dhe kushtet atmosferike të paqëndrueshme.
Këtë të dielë, era e fortë në bregdet ka arritur shpejtësinë rreth 15 metër për sekondë. Kjo ka bërë që deti të jetë me dallgë të larta, të cilat shkojnë deri në 1.5 metra.
Në lidhje me këtë, është ndaluar lundrimi në det për mjetet e peshkimit dhe ato lundruese. Gjithashtu është pezulluar edhe lundrimi i trageti i linjës me Brindisin. Kjo pasi forca e detit është në rritje dhe mund të sjellë probleme gjatë lundrimit.



