Moti i keq dhe erërat e forta kanë shkaktuar problematika në qarkun e Shkodrës.
Në Bashkinë Shkodër, në rrugën “Martin Camaj” janë shënuar rënie pemësh, të cilat janë pastruar menjëherë nga punonjësit e Shërbimeve Publike. Ndërsa në bashkinë Fushë-Arrëz, reshjet me intensitet të lartë kanë shkaktuar rënie inertesh në segmentet rrugore Fushë-Arrëz – Fierzë dhe Fushë-Arrëz – Iballë.
Nga raportimet e deritanishme, në pesë bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe, Vau Dejës, Pukë dhe Fushë-Arrëz nuk janë evidentuar situata të tjera emergjente.



