Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë mëngjes në kryeqytet për udhëtarët e linjës urbane Tirana e Re, kur reshjet e shiut shkaktuan jo vetëm trafik të rënduar, por edhe një situatë kaotike për pasagjerët.

Sipas raportimeve, dy autobusë të linjës përkatëse pësuan defekte gjatë udhëtimit, duke i lënë udhëtarët të bllokuar në mes të rrugës, në kushte të vështira dhe shi.

Pasagjerët u detyruan të presin për një kohë të gjatë, ndërkohë që shumë prej tyre shprehën shqetësimin për ndikimin e këtij incidenti në oraret e tyre të punës dhe mësimit.